Vogëlushja Elena del Pozzo ishte viktimë e një vdekjeje të dhunshme dhe ndoshta të ngadaltë.
Mediat italiane raportojnë se me gjasë 5-vjeçarja është munduar të shpëtojë nga duart e nënës së saj, ndonëse vetëm instiktivisht, teksa çdo provë çon në përfundimin se Martina Patti ka dashur ta vriste të bijën.
Pas rindërtimit të fakteve dhe rrëfimit (që pason atë të karabinierëve) gjyqtarja hetuese është shprehur shumë e tronditur.
“Sepse vrasja e një fëmije në moshë të vogël dhe, për rrjedhojë, e pambrojtur, përveç integrimit të një krimi shumë të rëndë, është një sjellje e panatyrshme, e neveritshme, etike, e pamoralshme, e qortueshme, aspak e pranueshme në asnjë kontekst…një tregues i një instinkti të fortë kriminal dhe i shkallës së lartë të rrezikut”, ka thënë ajo.
Gjyqtarja e përkufiyon 23-vjeçaren “si të kthjellët”, e cila nëse nuk arrestohet, mund të ikë.
g.kosovari