Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ekziston asnjë e dhënë për shqiptarë që luftojnë në Ukrainë.
Kjo vjen si përgjigje për listën e publikuar nga ana e ambasadës ruse, pak ditë më parë.
“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që më ka bërë përshtypje që në fillim se përmendet nga Putini dhe Lavrovi në Moskë, Kosova dhe futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrvoi nuk flet për të tjerët por vetëm shqiptarët dhe kosovarët duke nxjerrë shifra që nuk bazohen në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi të dhëna e as informacion për shtetas tanë pjesëmarrës në këtë luftë”, u shpreh Rama.
/e.d