Kryeministri Edi Rama u pyet sot në Prishtinë për raportin me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në përgjigjen e tij, kryeministri u përgjigj me ironi kur tha se “ju e dini, unë jam ëllai i Vuqiqit”.
Ndërkohë Rama theksoi se sidomos në këtë situatë, duke iu referuar pushtimit rus në Ukrainë, në rajon nuk duhet një Serbi e radikalizuar.
“Për të ardhur tek pro serbizmi im, unë jam vëllau i Vuiçiçit…ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllau i tij.
Por përtej kësaj, këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm.
E na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës që jo pa arsye është më e prapambetura historikishtë një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në administrimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, që është zgjidhja përfundimtare dhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës. Dhe thënë të gjitha këto, dua ta përsëris që me Albinin ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme, që është shumë miqësore dhe që do të jetë e tillë gjithmonë. Ne jemi njerëz me bindje të forta dhe të gjedh tani njerëz me bindje të forta që janë në një mendje do të thotë që ose i janë dobësuar bindjet, ose s’i kanë pasur ndonjëherë të forta. Në këtë pikë jemi të qetë dhe këtë e tregon fakti që po të jeni kur ne jemi bashkë dhe të shikoni volumin e qeshjeve do habiteni dhe do thoni s’qenka vëllai i Vuçiçit, qenka vëllai i Albinit,. Më lini të jem vëllai i të dyve se mund t’ju duhem.”, tha Rama.