Mbytja e varkës me refugjatë në Greqi, arrestohen 6 trafikantë, mbeten të zhdukur tetë emigrantë.
Autoritetet portuale greke kanë arrestuar gjashtë persona që morën përsipër transportin e refugjatëve nga Turqia për në Itali me varkën, e cila u përmbyt të shtunën e 18 qershor
rit në ujërat greke në afërsi të ishullit Mykonos.
Sipas medieve greke të arrestuarit do të transferohen sot me skaf të rojes bregdetare në Lavrio .
Ndërkohë tetë persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 108 refugjatë janë shpëtuar nga ekipet greke.
Varka me refugjatët ilegalë është nisur nga Turqia, ndërsa destinacion ka pasur Italinë.
Sipas kërkimeve të para në varkë me vela , nuk kishte asnjë pajisje shpëtimi , ndërsa asnjë nga të mbijetuarit nuk kishte veshur jelek shpëtimi, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e personave që transportuan emigrantët ilegalë duke i vënë në rrezik për jetën.
g.kosovari