Një 15-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe 3 persona të tjerë janë plagosur, mes të cilëve edhe një oficer policie, si pasojë e të shtënave gjatë mbrëmjes së djeshme në Uashington. Sipas Policisë ngjarja ndodhi në Uashington DC, në zonën veriperëndimore të kryeqytetit, pranë Festivalit të Muzikës Moechella.
Gjatë mbrëmjes kishin shpërthyer një sërë përleshjesh dhe incidentesh, me kaosin e krijuar nga shpërndarja e njerëzve të pranishëm në një koncert. Disa njerëz u plagosën në nxitimin e tyre për t’u larguar nga zona dhe u ndihmuan nga siguria publike kur ndodhën të shtënat.
Festivali i Muzikës Moechella, i organizuar midis rrugës 14 dhe U, përfshinte një sërë koncertesh me rastin e Qershorit, festës së re kombëtare që përkujton fundin e skllavërisë në SHBA.
/a.r