Këtë të premte rreth orës 10:00 është larguar nga banesa për të mos u kthyer më një 68-vjeçar në Vlorë. Mësohet se bëhet fjalë për Kasem Kuçukun, i cili për herë të fundit është parë te stacioni i mallrave ushqimore në Vlorë.
Kasemi është 1.75 cm i gjatë dhe ditën që ka humbur kishte veshur një këmishë ngjyrë bezhë me kuadrate, si ajo që shihni në foto, pantallona të zeza të shkurtra, një kapele të zezë.
Po ashtu, ai me vete ka edhe një qen të vogël. Familjarët luten që kushdo që mund ta ketë parë zotërinë të kontaktojnë në këtë numër celulari: 0693349539. /m.j