Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, i është përgjigjur zërave që komentuan negativisht, se gjatë vizitës në Kiev ajo ndërroi 3 kostume brenda një dite.
Përmes një interviste të dhënë për emisionin Kjo javë, Spiropali tha se ndërrimi i veshjeve ishte një akt higjenik, pasi udhëtimi ishte 24-orë me tren.
Elisa Spiropali: Asgjë e veçantë, drekuam me presidentin, pastaj ishim në 24 orë në tren, nuk qëndruam, ishim në lëvizje.
Sigurisht ju jeni njohur dhe me disa lajme shpërndarë në disa portale të ndryshme ku vihet në pah, veshja juaj. Keni një koment për këtë?
Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty, sidomos për një anëtare te delegacionit, grua.
Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë.
U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake./m.j