Ministria e shkencës e Kinës zbuloi këtë javë se ata mund të kenë kontaktuar me jetën aliene, përpara se të fshinin papritur dhe në mënyrë misterioze gjetjet e tyre.
Të martën, një raport i botuar në “Science and Technology Daily”, gazeta zyrtare e Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës ,pretendoi se teleskopi “Sky Eye” zbuloi sinjale nga qytetërimet e mundshme që banonin në planetë të tjerë.
“Pas nisjes së kërkimit për qytetërime jashtëtokësore, ‘Syri i Qiellit të Kinës’ ka bërë përparim të rëndësishëm”- thuhej në raportin fillestar. Por më pas, pasditen e së mërkurës dhe pikërisht kur raporti po mbulohej nga një numër mediash në mbarë botën, gjetjet u zhdukën papritur nga publikimi në internet.
Edhe pse nuk është bërë e qartë pse raporti në lidhje me kontaktin e mundshëm me civilizimet aliene ishte hequr, gjithashtu është e mundur se sinjalet elektromagnetike të marra nga teleskopi mund të kishin qenë thjesht ndërhyrje radio.
“Sky Eye” është radio teleskopi më i madh në botë i cili u vendos në provincën jugperëndimore të Kinës Guizhou në shtator 2020 posaçërisht për të zbuluar jetë të mundshme në planetë të tjerë.
Që nga lëshimi i tij, radioteleskopi zbuloi tre “sinjale të dyshimta” të tjera që vinin nga planetët përveç planetit tone, duke përfshirë një sinjal në fillim të këtij viti.
/e.d
Edhe nëse ka qenë sinjal i vërtetë te ne vijë ato që janë hedhur para mijëra vjetësh. Profka kinezësh.