Hetuesit e SPAK kanë rinisur marrjen në pyetje të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, dy vrasësve me pagesë që vijojnë të tronditin vendin me dëshmitë e tyre.
Edhe pse Dumani është në gjendje jo të mirë shëndetësore, sërish ka shkuar në SPAK për të thënë atë që di.
Sot, gjithashtu ka ndodhur dhe ballafaqimi i parë mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, i cili dyshohet se e ka paguar dhe i ka dhënë një listë me emra për të eliminuar, pasi i dyshonte si të përfshirë në atentatin e të vëllait.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 30 dhjetor, ose ndryshe si masakra e Bradasheshit, ku u vranë tre persona, mes tyre dhe “Tarzani”, i njohur si Endrit Alibej.
/a.r