Është zbuluar një vrimë e zezë gjigande në galaktikën tonë. Sipas laboratorit Australian të Universitetit Kombëtar është më agresivja e vrojtuar ndonjëherë, pasi gllabëron çdo sekondë një masë ekuivalente më atë të Tokës dhe vijon të rritet vazhdimisht, duke u bërë edhe më gjigande.
Nga matjet e kryera deri tani shifrat janë të frikshme, pasi mendohet se ka një masë miliona herë më të madhe se dielli, dhe mund të konsiderohet rreth 500 herë më e madhe se ajo që është në qendër të Rrugës së Qumështit, që njohim deri më sot, Sagittarius A.
Sipas shkencëtarëve, akumulimi i materies mbi sipërfaqen e këtij objekti ka çuar edhe në krijimin e një ‘quasar’ shumë të ndritshëm, që prodhon një energji të jashtëzakonshme. Quasar quhet një bërthamë galaktike që është ekstremisht i ndritshëm dhe në këtë rast ky objekt qiellor mund të dallohet edhe më një teleskop në vende ku nuk ka ndotje ndriçimi.
Studimi aktualisht do t’i nënshtrohet revizionimit të komunitetit shkencor dhe revistës së Shoqërisë astronomike australiane.
/a.r