Pasditen e sotme një tjetër automjet është përfshirë nga zjarri në autostradën Durrës-Tiranë. Bëhet me dije se mjeti ka marrë flakë në lëvizje, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit për të shuar flakët në automjet.
Si pasojë e kësaj ngjarje është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen, teksa nuk dihet nëse ka qenë një atentat apo thjesht një defekt teknik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Kujtojmë se pak ditë më parë një atentat ka ndodhur në afërsi të TEG-ut ku një 27-vjeiar i identifikuar si Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë.
/e.d