Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër.
Kamioni i cili drejtohej nga F.H, 50 vjeç, banues në Mamurras për shkaqe ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.
Ai ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Gjirokastër/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:30, në rrugën rurale mbi fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/e.d