Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në Kuvend se brenda pak ditësh qeveria do të sjellë për miratim propozimin për zerimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që aktualisht taksa zero është për pagat deri në katërqind mijë lekë të vjetra.
Edi Rama: E kam dëgjuar që përsërisni me këmbëngulje që ne taksojmë punën më shumë se kapitali, e kundërta është e vërtetë. Kjo është çështje shifrash, puna në Shqipëri taksohet më pak se në gjithë rajonin e shkon në maksimumi 5.5%, sikundër Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon.
Nuk ka në rajon biznes të vogël me zero taksë, s’ka në rajon biznes me zero tvsh, s’ka në rajon taksë zero për pagat deri në katërqind mijë lekë të vjetra.
E së shpejti brenda pak ditësh ne do sjellim propozimin për ta zeruar deri në 500 mijë lekë, do shkojmë përtej angazhimit që kemi marrë për ta përgjysmuar. Nga na del që paskemi taksën më të lartë të punës e taksat më të larta?
/a.r