Policia publikoi pamjet e operacionit të koduar “Silent”, falë së cilit u zbulua një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit. Si rezultat janë sekuestruar arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnikov, silenciatorë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj. Baza në fjalë ndodhej në zonën e Yzberishtit.
Në të u gjetën “8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndryshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.”
Ndërsa në pranga ranë dy persona, Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë teksa po punonin në këtë punishte.
/a.r