NATO do të vendosë forca dhe pajisje në krahun e saj lindor për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, sipas CNN.
Kjo do të mundësonte një përgjigje më të shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi, tha ai gjatë një konferencë për shtyp në Bruksel përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.
“Kjo është pikërisht ajo për të cilën ne po punojmë me Gjermaninë, por ne presim që të gjithë aleatët të bëjnë të njejtën gjë për të mbrojtur territoret specifike,” përfundoi Stoltenberg.
Rikujtojmë se Stoltenberg tha se anëtarët e aleancës do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë dhe se ai pret që një paketë e re ndihme për Kievin të miratohet gjatë samitit.
“Ne jemi jashtëzakonisht të përqendruar në rritjen e mbështetjes për Ukrainën,” tha Stoltenberg.
/e.d