Gjatë fjalës së saj në ditën e tretë të Konferencës Anti Korrupsion në Shqipëri, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se sfida e së ardhmes për vendin tonë është që të gjitha shërbimet online në biznes të ofrohen edhe në qeverisjen vendore.
“Është një proces që ka nisur me ngritjen e sistemeve për të luftuar korrupsionin. Ka nisur me rritjen e kapaciteteve të stafit në institucione. Sfida e madhe është ndërrimi i kulturës.
Por duhet të ndërgjegjësohen edhe individët edhe sektori provat bashkë me qeverinë të punojnë së basku, që kjo duhuri të eliminohet nga vendi jonë. Kemi fuqizuar mekanizmat e kontrollit nëpërmjet digjitalizimit duke rritur transparencën dhe bashkëpunimin e bizneset dhe individët.
Hapat që kemi bërë për luftën e kundër korrupsionit
1-Fiskalizimi dhe automatizmi i mbledhjes së të dhënave, ka nisur që prej 2015-ës. Fundi i qershorit bën përmbylljen totale të procesit të fiskalizimit.
Ka ende për tu bërë më tutje. Dua që automatizmin ta shtrihet edhe ne sistemet vendore.
2-Përdorimi i mjeteve teknologjike për të rritur besueshmërinë e institucionit.
3-Ndërtimi i sistemeve automatike në gjendje për të shkëmbyer informacion në kohë reale me vendet e tjera, për të reduktuar evazionin.
4-Digjitalizimi i shërbimeve në masë, ka nisur që orej 1 majit të këtij viti. 264 mijë certifikata
5, 6 dhe 7- Kanë të bëjnë me praktikat më të mira në rang botëror, jemi vlerësuara si shteti me i digjitalizimin. Rruga që kemi është e gjatë, por mendoj se kemi bërë shumë gjatë 8 viteve. E ardhmja është që digjitalizimi të hyjë dhe në sistemet vendore”, tha Ibrahimaj.
Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se lufta kundër korrupsionit është një ndër synimet kryesore të qeverisë.
Balluku tha se gjatë 9 viteve të qeverisjes Rama, Shqipëria ka bërë progres të madh në luftën ndaj korrupsioni.
Ajo tha se Shqipëria nuk është më në fazë tranzicioni, pasi çdo qytetar mund të jetojë si në çdo vend të botës.
Megjithatë Balluku nuk nguroi të ironizoje opozitën duke iu referuar periudhës që ishte mazhoranzcë. Balluku tha se opozita mbante peng për projekete për investimet në infrastrukturë për shkak të korrupsionit.
“Lufta kundër korrupsionit një ndër synimet tona të qeverisë. Duke njohur progresin që kemi bërë, motivohemi për të bërë më tej.
Korrupsioni fenomen që ekziston kudo. Ka edhe në SHBA, edhe në Gjermani. Çështja është se në cilat nivele shtrihet dhe cilat shtresa prek. Pas 32 vitesh ne nuk mund ta quajmë më veten në tranzicion.
Është një vend që çdo qytetar mund të jetojë si në çdo vend të botës. Shqipëria ka çdo gjë që ofrojnë tregjet botërore. Sot vijnë dhe investojnë kompani të mëdha. Perceptimi është ai që mund të mbajë larg turistët, investitorët dhe këdo tjetër. Përveç punës që kemi bërë dhe progresit në krahasim me 2013-ën është shumë e nevoshme që ne të ndryshojmë perceptimin.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës lanë nisur procese për projekte që do lënë gjurmë në historine e vendin, aeroporti i Vlorës, Korridori Blu e shumë e shumë projekte të tjera. Ata që çirren në foltore dhe banaqe të televizioneve ishin ata që mbanin peng një vepër për 12 vite për shkak të korrupsionit, sepse e fironte një kompani kliente,oste afër pushtetit. Korrupsioni ishte arsyeja e vetme e frenimit të investimeve në këtë vend”, tha Balluku.
g.kosovari