Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit në vend.
Tabaku në reagimin e saj atakon Bordin e Transparencës për caktimin e çmimit të hidrokarbureve si një bord të oligarkisë dhe korrupsionit që po abuzon me qytetarët.
Ajo shton se shqiptarët e paguajnë taksën më shtrenjtë në të gjithë rajonin pasi 60% e çmimit janë taksa.
“Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit të makinës sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Nafta do të ishte më lirë”, shkruan Tabaku.
Postimi i plotë i Tabakut:
Bordi Oligarkisë dhe korrupsionit!
Shqiptarët sot paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Pse?
1- Pasi kur hedhim karburant në makinën tonë 60% e çmimit për litër janë taksa.
2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!
Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit të makinës sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet!
Do të kishim naftën më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë para për të shpenzuar!
g.kosovari