Fluturimi i parë i emigrantëve të parregullt të destinuar për transferim nga Mbretëria e Bashkuar në Ruanda është shtyrë si pjesë e marrëveshjes së diskutueshme të arritur nga qeveria Johnson me Kigalin zyrtar, e cila planifikon të dërgojë një pjesë të emigrantëve të paligjshëm në vendin afrikan.
Fluturimi u ndalua në bazë të një pezullimi të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përballë apelimeve të minutës së fundit.
Më herët, u konfirmua se dy individëve që do të dërgoheshin në Afrikën Lindore iu ishte shtyrë dalja nga Mbretëria e Bashkuar pas masave të fundit nga avokatët.
U kuptua se Gjykata Evropiane, e cila dha një masë të përkohshme urgjente që bllokonte largimin e një të burgosuri irakian që do të dëbohej, po shqyrtonte një sërë kërkesash të mëtejshme.
/a.r