Publikohet foto e Pjerin Brushtullit, 48 vjeç ndaj të cilit u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në Velipojë.
48-vjeçari ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës. Burime spitalore pohuan se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dhe shkaqet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.
Pjerin Brushtulli rezulton se ka qenë i dënuar më parë për vrasje të kryer në vitin 2002.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 06.10.2002 ku është vrarë me armë zjarri ne fshatin Berdicë të Shkodrës Kolec Hila (Nushi), i cili në momentin kur është qëlluar po ecte në një rrugicë pranë banesës së tij.
Për ngjarjen, u arrestuan dy vëllezërit Pjerin dhe Tonin Brushtulli. Por më vonë organi i akuzës ka pushuar çështjen ndaj Tonin Brushtullit duke shpallur fajtor për vrasjen Pjerin Brushtullin i cili u dënua me 15 vite burg.
/a.r