Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka dalë kundër avokatëve për për hartën e re gjyqësore, duke u shprehur se të gjithë duhet ta lënë reformën në drejtësi të vazhdojë.
Në një emision televiziv, avokat Ngjela u shpreh se asnjë nga pretendimet e ngritura nga avokatët nuk ekzistojnë, duke shtuar se është gjëmë e madhe, që reforma në drejtësi spastroi 70% të gjyqtarëve të korruptuar.
“Është sukses i madh reforma në drejtësi. Avokatia nuk ka lidhje me KLGJ. Nuk duhet të ngatërrojmë aksiomat e mëdha të jurispundencës. Filozofia e të drejtës e konsideron gjykatën në mënyrë absolute një moment metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan, nuk mund të ketë karakter fshataresk. Më dëgjoni t’iu them një gjë. Ne kishim nevojë për një reformë të tillë, por çdo e keqe vjen me një të mirë. Nuk do ta bënim dot reformën po të mos ndodhte spastrimi në gjykata. .Është turp të flasim për gjykatat sot, kur janë eliminuar 70% e gjyqtarëve për korrupsion. Ç farë i duhet avokatisë që të thotë se rëndon mbi popullin.
Ç’punë ka avokatia me këtë koncept? Është koncept komunist. Zotëri, avokatia është profesion privat. Ç’punë ka? KLGJ është argani absolut i pushtetit gjyqësor, avokatia nuk është pjesë e këtij pushteti. Ç’punë ka avokatia sa gjykata ka? Ç’është ky hall për shpenzimet popullore? Le të bëjnë grevë për të rritur qeveria rrogat. A jeni në vete, apo jo. Unë nuk e pranoj këtë. Ka qenë gjëmë e madhe në Shqipëri, janë eliminuar 70% e të korruptuarve. Kjo është risi. Le t’i lëmë të vazhdojnë në mënyrë të qetë me reformën në drejtësi, sepse nuk po e bëjmë ne, por ndërkombëtarët e nivelit të lartë. Ne nuk e bënim dot kurrë. Zotëri, avokatia ka qenë fatkeqësi. Nuk di çfarë të them çfarë ka qenë”, tha Ngjela.
Pyetje: Ke seanca gjyqësore të premten do të shkosh?
Ngjela: Patjetër që do të shkoj, të mos shkoj unë në seancë gjyqësore do të thotë të tradhtoj klientin. Mostradhtimi i klientit është normë, çfarë më duhen mua marrëdhëniet politike. Pse nuk e bëjnë gjyqtarët këtë, por avokatia? Jam njeri që e njoh drejtësinë nga të gjitha aspektet. Gaboheni, e shikoni Anglinë? Një Gjykatë Apeli ka Anglia. Ku pyet drejtësia me çfarë do shkojnë njerëzit atje, le të shkojnë me biçikletë. 80% e atyre problemeve që ngrihen, nuk ekzistojnë./m.j