Ngjarje e rëndë në Spanjë. Një nënë 32-vjeçare shqiptare ka vrarë fëmijën e saj dy vjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun tjetër.
Sipas mediave spanjolle, shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej i pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë sepse ishte rrëzuar.
Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë kufomën e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.
Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune.
Nëna shqiptare u vendos menjëherë në pranga.
Ajo po hetohet për shkaqet që e dërguan të ushtronte dhunë.
/a.r