Nga Dritan Hila
Mos imito femrat që fitojnë në rrjetet sociale. Janë të rralla, një në disa milionë. Të tjerat e kanë vetëm një vitrinë që të përfundojnë si Hale në Dubai.
Mos beso adoleshentët e vonuar që qarkullojnë me makina luksoze, që i shfaqin në Instagram. Janë vetëm shpërndarës droge dhe ky është hapi i fundit përpara se të përfundojnë të vrarë.
Mos zileps femijët e të pasurve që krenohen me pasurinë e babait, baba që më shumë se mend, ka pasur fat dhe kulturën mafioze të heshtjes dhe ndarjes së parave. Një ditë do ja marrin pasurinë. Do ia marri dikush që sot nuk ka emër por po studion me bukë dhe pa bukë në bark, në shkolla pa emër e shpesh herë me bursë, që do ta filloje karierën duke u urdhëruar nga të gjithë.
Do ia marri sepse vetëm shkolla dhe puna e rëndë të bëjnë të njohësh ekonominë moderne dhe si funksionon ajo. Këtij përpiqu t’i ngjash pasi ky është shembulli si bëhesh njeri i madh dhe i pasur. E dëshmon historia!
Faleminderit shuuume i miri Dritan.Siç ke emrin ke dhe dijen shpirtërore dhe kulturore që kërkon të na transmetohet.Burimi i të gjitha të këqijave është injoranca,padija,neglizhenca për të kulturuar e qytetëruar veten,familjen dhe më gjerë.Faleminderit për racionalitetin mendimit kritik dhe enumeracionit faktik që ke dhënë për të këqijat që vijnë si rezultat i vënies së pasurisë pa mund dhe djersë.Faleminderit.