Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 453 testime gjatë 24 orëve të fundit prej të cilave 83 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Ndërkohë mësohet se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid. MSH thotë se 34 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
RAPORTIMI:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 83 qytetarë, në këto bashki:
48 në Tiranë, 9 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Korçë, Poliçan, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kavajë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë.
Janë 373 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,951 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 83
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 453
Testime totale 1,835,697
Raste pozitive 276,821
Raste të shëruara 272,951
Raste Aktive 373
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 248
Fier 50
Vlorë 36
Gjirokastër 9
Korçë 8
Shkodër 8
Durrës 7
Berat 5
Elbasan 2