Italia është tronditur ditën e sotme, pasi një 5-vjeçare e quajtur Elena Del Pozzo, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja, është gjetur e vdekur në zonën e Katanias.
Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën “presionin” e prokurorëve se e ka vrarë vetë të bijën dhe ka treguar vendin ku më pas është gjetur trupi i pajetë i vogëlushes.
Ndërkohë, babai i Elenës, 24-vjeçari Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi dhe në fotot e publikuara nga media italiane, ai duket i dëshpëruar teksa u ngushëllua nga të afërmit.
Ai dhe nëna e Elenës, Martina Patti, nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Nëna e tij, pra gjyshja e vogëlushes nga babai ka folur për mediat duke rrfyer se një ditë e ka parë Martinën duke ushtruar dhunë mbi të bijën.
“Një ditë nëna po e rrihte vogëlushen. Kur u grindën ajo nuk donte të dilte nga shtëpia”, kujton gjyshja e shkatërruar nga pikëllimi.
Më tej ajo shton: “Një ditë nëna po i jepte një goditje dhe ne duhej ta merrnim nga duart e saj. Ne mëngjes e çova ne shkollë dhe i thashë se askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të kuptoj që e kuptonte atë që i kisha thënë. Mamaja kishte një qëndrim autoritar dhe aristokratik”, tregoi gjyshja e Elenës më tej.
Ajo foli edhe për historinë e arrestimit të të birit Alessandro në 2020 duke thënë: “ “Djali im ka pasur një histori pas hekurave shumë vite më parë, e kanë marrë gabimisht. Ka qenë rreth shtatë muaj në burg, më pas ka qenë në arrest shtëpie. Ai pas atyre ngjarjeve, fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas u kthye në Siçili”.
/e.d