Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Denisa ka sjellë nënën e saj, Valentinën. Pas humbjes së bashkëshortit, Denisa ka mbetur e vetme, me dy fëmijë të sëmurë dhe pa asnjë përkrahje. Në këtë situatë të mjerueshme, ajo i kërkon ndihmë Valentinës, e cila nuk pranon t’i zgjasë dorën. E përlotur, vajza i përgjërohet nënës në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Denisa: Unë sot kam sjellë mamanë time se vuajtjet e mia nuk kanë të sosur. Që nga fejesa, martesa dhe me fëmijën e dytë që unë e kam me paralizë cerebrale spastike. Vajzën e kam me prapambetje mendore.
Valentina: Pse më thirre mua këtu?
Denisa: Të thirra ty sepse nuk kam asnjë rrugëzgjidhje, më janë mbyllur të gjitha rrugët.
Valentina: Denisa, çfarë kërkon?
Denisa: Ku të shkoj e dashur e dashur nënë? Ku të mbytem me dy fëmijë?
Valentina: Unë, babai yt, njerëzit e farefisit tënd, të gjithë të kemi ndihmuar. Boll Denisa, nuk mundem më dot më. Pse duhet të më thërrasësh mua?
Denisa: Unë në momentet e fundit nënë e dashur e mora vesh që im shoq ishte me sëmundje të rëndë. Në momente shumë të fundit kur unë isha për “Fundjavën Ndryshe” nga Arbri për të shkuar në Stamboll dhe kunata, Valbona nuk më hapte telefonin që të dija çfarë kishte im shoq. I bija telefonit, i thosha “jam gruaja, kam të drejtat si grua të di çfarë ka im shoq”. Atëherë u detyrova, i shkova ministres në zyrë, faleminderit ministres së Shëndetësisë, më tha “unë nuk e di si e ke problemin”. I thashë “në këtë datë im shoq ka bërë në Spitalin Ushtarak një skaner me kontrast dhe më thotë që ai ka një sëmundje të rëndë” e zonja nuk më hapte telefonin.
Eni Çobani: Ku qëndronte bashkëshorti juaj dhe ju pse s’ishit me bashkëshortin? Pra, ta kthejmë pak bisedën më parë, si ka qenë jeta juaj me bashkëshortin që keni mbërritur sot në këtë pikë?
Denisa: Zonja Valbona gjithnjë ka futur hundët në jetën time.
Valentina: Po çfarë t’i bëj unë Valbonës Denisa? Çfarë t’i bëj? Të martova.
Denisa: Po ku të shkoj moj nënë e dashur? Më janë mbyllur të gjitha rrugët.
Valentina: Denisa, e deshe.
Denisa: Në momentin që e ngre deri në kat të pestë, po ku të shkoj? Është i paralizuar. Unë tashmë jam fillikat, pa mbështetje. Moj çfarë më bën moj mami, ku të shkoj? Ku të mbytem?
Valentina: Mos hajde te unë, rri atje. Ti nuk ke të drejtë morale të më kërkosh llogari mua.
Denisa: Po kam të drejtë moj se më hedh në tokë me dy fëmijë? Ku të shkoj unë me dy fëmijët e mi? Po është çuni i paralizuar moj.
Valentina: Po pse moj Denisa, kaq frikë e ke Valbonën ti?
Denisa: Nuk e kam frikë Valbonën! Valbona mashtron shtetin, Valbona mashtroi atë ditëzi që iku atje në atë botë, jo më neve.
/a.r