Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson se vendi i tij shumë shpejt do të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Në një video të publikuar, Zelenskuy tha se faza përfundimtare e maratonës së madhe diplomatike fillon sot.
“Dhe në këtë maratonë ne jemi së bashku me BE, një ekip dhe ky ekip do të fitojë”, tha Zelensky. “Jam i bindur se ky vendim do të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë Bashkimin Europian.”
Ai u shpreh se është i sigurt që Ukrainë do të marrë së shpejti një përgjigje.
Të shtunën, shefja e BE-së Ursula von der Leyen, e cila zhvilloi bisedime me të në Kiev, tha se Ukrainës do t’i thuhet javën e ardhshme nëse mund të përparojë në fazën tjetër të bashkimit me bllokun.
Zelensky u shpreh se është krenar për trupat ukrainase që po mbrojnë qytetin kyç lindor të Severodonetsk, duke shtuar se luftimet “e ashpra” në rrugë vazhdojnë në qytet.
“Unë jam krenar për të gjithë ushtarakët që arritën të ndalojnë përparimin e këtyre njerëzve armiqësor dhe mbrojnë fort territorin tonë”, përfundoi ai.
/e.d