Partia Socialiste feston sot 31 vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një mesazh urimi për të gjithë ata që i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin Partisë Socialiste.
Rama përmend patronazhistët që patën rol të rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prillit për të vijuar më pas me drejtuesit në territor, themeluesit dhe liderin Fatos Nano.
“MIRËMËNGJES… dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë. #31VJETPS”, shkruan Rama ndërsa postimin e shoqëron me një fotografi trëndafilash rozë, simboli i logos së PS.
Festa e 31 vjetorit të themelimit të PS do mbahet sot në orën 19:00, ndërsa nuk dihet nëse një ftesë i ka shkuar edhe ish-themeluesit, presidentit në detyrë Ilir Metës. Krahas LSI, Partia Socialiste ka ftuar edhe PDIU-në, me të cilën kanë qenë më herët në aleancë.
/e.d