Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti ka reaguar pas akuzave të funditpër trafik ilaçesh dhe hetimit të SPAK që çoi dhe në kontrollin e banesës së tij.
Me një reagim në “Facebook”, Prifti shprehet se akuzat janë absolutisht false dhe pa fakte. Ai thotë se në 1 vit e gjysmë hetim dhe 3 përgjim SPAk nuk ka gjetur asgjë për të faktuar pretendimet e tij.
Sipas tij, qëllimi nuk është gjetja e së vërtetës dhe e te drejtës, por thjesht t’i ndalojë ushtrimin e profesionit, qoftë dhe në privat “Tregues i qartë që porositësit nuk janë të interesuar për fondet publike, por shmangien nga përballja me zotësinë”, thotë ai.
Kardiokirurgu i njohur denoncon terrorin e ushtruar ndaj tij dhe familjes së tij me kontrollin e djeshëm. Ai thekson më tej se nuk ka asnjë përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm.
DEKLARATA E PLOTË
Duke e marre shume seriozisht pozicionin tim si i hetuar per dy akuza tepër serioze nuk kam dashur te prononcohem para sqarimit ne gjykate, por i ndodhur ne rrethanat ku “gjyqesia” po behet jashte salles se gjyqit me akuza absolutisht fallco dhe me “gjasme fakte” ndjej nevojen te sqaroj kedo te interesuar. Jam ne hetim prej nje viti e gjysem dhe ne pergjim prej tre! Ne keto TRE VITE, SPAK nuk ka gjetur asgje per te faktuar pretendimet e tij, dhe nderkohe vazhdohet me lojera mediatike me qellimin e vetem, pengimin e punes time! Qellimi nuk eshte gjetja e te vertetes dhe e te drejtes, por thjesht TE ME NDALOJE USHTRIMIN E PROFESIONIT qofte edhe ne privat (tregues i qarte qe porositesit nuk jane te interesuar per fondet publike, por shmangien nga perballja me zotesine). Dje per heren e disate ne keto vite inkuizicioni, institucioni ne fjale ka terrorizuar mua dhe familjen time. Me perpjekjen e disate per te me perfshire tashme ne nje skandal akoma dhe me te “strukturuar kriminal” e cka me tjeter mund t’i shkoje ne mendje ketyre per te nxire emrin tim, a thua skane bere mjaftueshem deri tashme!
Lidhur me kete ceshtje une distancohem nga cdo perfshirje me cka eshte deklaruar turpshem ne media dhe sqaroj:
1. Asnjehere nuk kam dhene receta te kurrfare ilaci per rimbursim ne Itali apo kudo tjeter.
2. Nuk kam asnje kontakt me ndonje spital ne Milano.
3. S’kam leshuar asnje certifikate per paciente te shtruar ne Itali. Nuk kam leshuar asnje certifikate per kalimin e kufirit ne kohen e pandemise Covid19.
4. Nuk kam asnje lloj perfshirje sado pak te paligjshme,
5. Ne cdo kontroll te bere nuk eshte gjetur asgje e paligjshme apo ne lidhje direkte apo indirekte.
6. Vazhdoj te jem anetar i Urdhrit te Mjekut Italian dhe nuk ka asnje ankese zyrtare apo jo ndaj meje.
7. Si rezident Italian nuk kam asnje komunikim nga autoritetet italiane dhe asnje proces ne Itali.
Akuza e gjetur nga zgavrat e thella te ligesise dhe tendenciozitetit me beri edhe anetarin e grupit kriminal? Dikushi ne SPAK gjeti celesin “e duhur” per te perfshire emrin tim ne kete ceshtje, dhe e vetmja arsye ishte qe emri im te lakohej perseri, tashme gjoja nen influencen e nje vendi sikurse Italia per ta bere me te absorbueshme djallezine. Media do e bente akoma me te besueshme. Pikerisht ne nje ceshtje te tille permendet vetem emri im dhe asnje nga gjashte emra te tjere?! Po keshtu ndodhi edhe mese nje vit e gjysem me pare, kur “rastesisht” u perfshi edhe emri im ne nje fabul te trilluar, pa asnje fakt dhe arsye, madje kur transkriptet dhe deshmite tregonin te kunderten e akuzes!
E verteta e qarte eshte se ne kete kalvar kaq te veshtire per mua, SPAK ka patur ne dispozicion gjithe kohen e mundesine per te trajtuar me seriozitet ceshtjen dhe te sqaroje cdo dyshim, por per habi ka zgjedhur te bej gjygjesi e lojera ne media duke risjelle dhe rivalizuar ne menyre postmoderniste tashme, gjyqet popullore dhe modelin e Saloth Sar. Nuk e di se cilin model perfaqeson kjo?! Prisni kur ndonje i penduar i ligjit te jape emrin tim si ndonje urdherues te ndonje vrasjeje ose kur te ngjitem ne hierarkine e inceneratoreve apo te ndonje ppp.
Me lejoni te sqaroj perseri se:
1. Asnje bllok as i zi as i bardhe nuk eshte gjetur gjekundi!!! Eshte shpikur dhe trumbetuar si lajm dhe fakt!!!
2. Asnje vlere monetare s’eshte gjetur ne zyren time, edhe pse cdo lajm edhe sot e kesaj dite e citon!!!
3. Te vetmet pergjime me zerin tim qe vertetojne te kunderten e akuzave jane fshehur dhe kane dale rastesisht ne ceshtje te tjera!!!! Cdo gje tjeter eshte gojedhene!!
4. Te gjitha dokumentet justifikuese financiare qe jane dorezuar nga une ne prokurori nuk jane marre ne konsiderate pa dhene asnje shpjegim. Pse gjykata nuk cakton nje ekspert te pavarur sipas ligjit?, PSEEE?
5. Pse thote SPAK qe po heton prokurime publike, kur une s’kam marre pjese ne ASNJE PROKURIM PUBLIK?
6. Pse SPAK perdor dy standarte per te njejtat pergjime, ku pjese e tyre jane disa individe te tjere te cilet permenden per te njejten akuze si mua, por ata sjane marre as ne pyetje e jo me nen hetim?
7. Si ka mundesi qe kur une kercenohesha me jeten time dhe te vajzave te mia po ashtu nga nje njeri me precedente penale per te cilin kisha bere edhe denoncimin ne institucionet perkatese, une u burgosa, por Spak nuk “e pa te nevojshme” te vendoste ne mbrojtje femijet e mi te mitur edhe pse babai i tyre nuk ju ndodhej prane.
8. Si ka mundesi qe ne muaj te tere pergjime 2020-2021 nuk ekziston asnje evidentim, fakt apo prove?
Kur une paskam qene kaq kriminel i rrezikshem i perfshire gjithkund, pse ska asnje prove kunder meje, por luhen lojera te shemtuara pa pyetur se keni perpara nje mjek qe ka sakrifikuar gjithe jeten per nje profesion qe e kam kryer gjithmone me pasion dhe devotshmeri!
Sot zoti (ose zotat e sistemit) kane vendosur te me japin sfida te tjera qe sme kane shkuar kurre ndermend, por une do t’i luftoj me seriozitetin dhe vendosmerine time pasi askush nuk mund te me perdhosi. Makiaveli thoshte – “me mire nje akuze e sqaruar sesa nje akuze e pabere”. une nuk jam Makiaveli por guxoj te them “ne mes te pisllekut askush nuk njolloset pervec atij qe rri larg dhe qe pislleku e godet me zhgulmen e tij”./m.j