Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi gjatë kontrolli fizik ju gjet lëndë e dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ranë E. B., 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe Rr. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. B. dhe E. M., si dhe kontrollit të ambientit, ku ishin akomoduar këta shtetas, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 61 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash,” thuhet në njoftim.
Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rr. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari