Prej disa ditësh Shqipëria është “pushtuar” nga moti i keq dhe reshjet e shiut, të cilat shënuan dhe 1 viktimë në Malësinë e Madhe, pasi shtëpia u godit nga rrufeja.
Teksa paraditja e së shtunës karakterizohet nga kthjellimet, rreth orës 15:00 moti merr një kthesë të papritur.
Pritet që të rifillojnë reshjet e shiut të cilat do të zgjasin deri në mbrëmje.
Pas orës 21:00 rikthehen rërish kthjellimet.
Siç shihet nga “Windy” reshjet më të dendura janë në zonën e Gramshit dhe Elbasanit.
Zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Librazhdi, Elbasani, Himara, Gjirokastra dhe Berati.
Nata pritet të jetë e kthjellët dhe pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë.
g.kosovari