Nga Ylli Pata
Sali Berisha doli sot në konferencën e përjavshme për shtyp të foltores, me një deklaratë zyrtare të “Partisë Demokratike”, ku thuhej se vendi është kthyer në një monizëm pas 30 vitesh. Asyeja, sipas deklaratës është se Presidenti i ri i Republikës u zgjodh me votat e mazhorancës, edhe pse pati një shtesë nga numri zyrtar i PS-së dhe PSD-së.
Por gjithçka luhet për pushtetin që ju ka ikur nga dora grupeve apo qarqeve të cilat e ngrenë këtë alarm. Shqipëria, pas 21 prillit 2021 mund të flasë më hapur në opinion për një pushtet më të zgjatur të një mazhorance, e cila mori mandatin e tretë qeverisës.
E ky argument, natyrisht duhet bërë i plotë dhe me analizën objective politike. Opozita ka humbur prej Berishës, Metës, luftës së tyre ndaj Perëndimit dhe reformës në drejtësi. Ndërkohë që në vitin 2019, ky grupim la vendet që ju kishin dhënë qytetarët në Parlament me votë, si dhe bojkotuan zgjedhjet vendore të përgjithshme të 30 qershorit. Nuk morën pjesë, madje tentuan me dhunë që të dështonin mbajtjen e tyre. E në fund, kur nuk ndaluan zgjedhjet, akuzuan mazhorancën se po qeveris në mënyrë moniste.
Megjithatë, meqë ra fjala për monizëm, ja vlen të krahasojmë dy përvojat e PD-së në pushtet, në 1992-1997 dhe 2005-2013.
Sapo mori pushtetin në 22 mars 1992, Partia Demokratike, jo vetëm bëri qilizëm në të gjitha institucionet e shtetit-Polici, Ushtri, Shërbim Sekret, Drejtësi e administratë qëndrore e lokale, por e shtriu këtë edhe tek punonjësit më të thjeshtë të ndërmarrjeve.
Nuk se u larguan njerëzit që ishin përgjegjës për krimet e komunizmit, pasi u emëruan komunistë më të devotshëm në vend të disa personave që konsideroheshin si mbështetës së opozitës së asaj kohe PS. Drejtësia u mbush me militant pa shkollë që përfunduan kursin e plepave, siç ushtria e SHIK, që u kthyen në instrumenta politikë. Por, përveç largimit të atyre që i konsideronin kundërshtarë nga puna, ju hoq edhe telefoni prej ndërmarrjes së vetme telefonike atyre që i konsideronin socialist. Ndërkaq, gjatë mandatit 2005-20013, Partia Demokratike zgjodhi dy Presidentë të Republikës, udhëheqës të lartë të saj: Bamir Topin-nënkryetar, e të ndjerin Bujar Nishani-anëtar kryesie.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, si një institucion i rëndësishëm auditi, në vitin 1997, u vendos me marrëveshje nga PS dhe PD me ndërmjetësimin e kreut të misionit të San Egidios që t’I përkasë opozitës. Sa ishte PS në pushtet në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, u zgjodh Mustafa Kërçuku nga Balli Kombëtar, e më pas Robert Çeku nga Partia Demokratike.
Ndërkohë, PD kur ishte në qeveri, pas mbarimit të mandatit të Çekut, zgjodhi Bujar Leskajn, ish-ministër e sot deputet i PD-së. KLSH-në sot e drejton një zyrtar i propozuar nga Ilir Meta. Gjatë qeverisjes së PD-së, Berisha largoi menjëherë kreun e SHISH-it, duke vendosur Visho Ajazi Likën. Edi Rama, përkatësisht kryeministër, bashkëjetoi 4 vjet me kreun e Shërbimit Sekret të PD-së, të cilin më pas e propozoi për ambassador të Shqipërisë në NATO, post që mban aktualisht. Ndërkaq sot në krye të shërbimit sekret është një zyrtar që ka qenë drejtues në kohën e Gazidedes dhe Visho Ajazit.
Ndërkaq, drejtësia sot është krejt një pushtet që nuk ka asnjë lidhje vertikale me politikën. Natyrisht si kudo mund të ketë influencë, lobim, apo edhe ndërhyrje, por nuk mundet që shumica qeverisëse të miratojë kryeprokurorin, apo shefin e SPAK, apo të emërojë gjyqtarë e prokurorë, siç ndodhte më parë, të cilët urdhëroheshin politikisht.
Presidenti i ri i Republikës? Është një personazh jashtë PS-së, ushtarak i lartë që ka punuar edhe në kohë të PD-së, i depolitizuar, i cili të paktën gjatë punës së tij në shëndetësi dhe ushtri ka miq edhe nga PD dhe nga PS. Një ministër i PD-së si Dritan Demiraj shprehu konsideratë për Presidentin e zgjedhur të Republikës, Bajram Begaj. Atëherë ku është monizmi?
Dikush e quan edhe mungesë rotacioni, po në fakt Sali Berisha kërkon thjesht riciklim, atë që po bën edhe në Partinë Demorkatike, por ja ka arritur përgjysmë,…
TemA
SHikoni deri ku arrin poshtersia e monstres se vicidolit,te ankohet per ortakun e tije sh edvin hajdutin per monizem.Si monstra e vicidolit ashtu edhe edvin jane nji mut i ndare ne dy pjese te barabarta.