Nënkryetarja e LSI-së, Brisilda Shehaj la në pikëpyetje mundësinë e rikthimit të Metës në partinë që ai vetë e krijoi në vitin 2004.
Shehaj tha se shpejt do të kuptohej rëndësia e Metës në pozicionin e presidenti. Sa i përket rikthimit të Metës në LSI, nënkryetarja u shpreh për Fax News se ky kostum i rrinte ngushtë dhe se priste të kishte një përfaqësim më të gjerë.
“Jam e bindur se pa kaluar shumë kohë, do kutpohet vlera e vërtetë e Metës në presidencë. Nuk besoj se i mbetet Ramës për të gjykuar Metën.
Ai të shohë ato shkeljet që bën së bashku me korrin e sorrave, sepse firmosin vetëm marrëveshje anti-kushtetuese. Unë ua garantoj se do e kërkojnë Metën si president.
Meta e ka thënë vetë se LSI-ja i rri ngushtë si kostum. Ajo që ka rëndësi është që Meta të jetë atje dhe të ketë një lloj fryme opozitare dhe shqiptarët të mos tradhëtohen.
Shpresojmë që Meta të ketë një përfaqësim më të gjerë se LSI-ja”-tha Shehaj./m.j