Një vit më parë u publikua një skandal me librat shkollore, me gabime të shumta apo me pasqyrim të realitetit ndryshe. Por sot, Rama ka njoftuar se këto tekste janë korrigjuar dhe vitin e ardhshëm librat do të jenë të përmirësuara.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura.
Siç duket edhe fotot që ka publikuar Rama, në tekstin e historisë së klasës së katërt tashme nuk do të jetë me ajo fotoja që e përshkruante fshatin shqiptar me vila dhe rrugë të asfaltuara. Po ashtu kreu i qeverise ka publikuar edhe shembuj te tjere te gabimeve ne tekste, te cilat jane te korrigjuara.
Postimi i Ramës
Një qeveri që i dëgjon të gjithë dhe edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira🙂
Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore!
Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura📚
Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor📖👩🏻🏫👩👧👧/m.j