“Si mund të jesh kaq fresk”, i shkroi dikush moderatores së njohur Fjoralba Ponarit në Instagram, duke e lidhur të qenit fresk me faktin që ajo duket pa probleme dhe gjithmonë e qeshur.
Fjoralba ka zgjedhur që të mos ndajë detaje të jetës private, qofshin këto edhe momente shumë të vështira siç ishte ndarja papritur nga jeta e të ëmës në fund të janarit. Në një foto ku duket dora me një tufë flokësh që kanë rënë – shenjë e stresit – moderatorja shkruan:
“Stress free çe pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do të m’i zgjidhë? Ti? Dhe po, do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…
Fakti që mua, ndryshe nga dikush tjetër, më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjej të bukurën edhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”, shkruan ajo.
/e.d