Edvin Prifti, vijon betejën e tij me drejtësinë. Kardiokirurgu i është drejtuar gjykatës së lartë me rekurs, për masën e pezullimit nga detyra që Gjykata e Apelit të Posaçëm miratoi ndaj tij.
Kërkesa e Priftit për heqjen e masës së pezullimit nga detyra dhe kthimin e tij në punë do relatohet nga anëtari i gjykatës së Lartë, Sokol Binaj.
Kujtojmë se gjykata e caktoi masën e pezullimit ndaj mjekut, me kërkesë të SPAK, pasi sipas strukturës antikorrupsion ai, akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat.
Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët që ai u kishte marrë për valvulën, sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.
Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.
/e.d