Ilir Meta tha mbrëmjen e së enjtes se Lulzim Basha ishte një aktor i rëndësishëm në procesin e shpalljes non-grata të Sali Berishës.
Sipas Presidentit, ai e ka njoftuar Berishën që në shkurt të vitit 2021 në lidhje me atë që ndodhi në maj.
“Unë e kam paralajmëruar zotin Berisha se do të shpallej non-grata që në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ishte Lulzim Basha. Rama është kryesori, por Basha ishte njeriu i tij. Unë i kam të gjitha informacionet për këto çështje dhe nuk jam aspak i habitur. Por zoti Berisha në çdo rast është një politikan që ka një kontrobut të veçantë për marrëdhëniet me SHBA. Megjithatë shpallja non-grata është një qëndrim i tyre” – tha Ilir Meta.
/a.r