Kuvendi ka miratuar ngritjen e dy komisioneve, atij për Reformën Zgjedhor e dhe atij për Reformën Territoriale. Secili prej komisioneve ka marrë 109 vota pro nga deputetët e pranishëm në seancën parlamentare.
Sa i përket përbërjes së tyre, mësohet se komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 18 anëtarë, nga të cilët 9 do të jenë deputetë të mazhorancës dhe po ashtu 9 të tjerë deputetë të opozitës.
E njëjta metodë përfaqësimi është përdorur edhe për anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale.
/e.d