Kelmend Xhaferri, i njohur si Kel Çami është mes të shoqëruarve këtë të enjte gjatë aksionit të RENEA-s në Elbasan për kapjen e Suel Çelës.
Xhaferri është përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.
Xhaferri u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës.
“Kelmend Ymer Xhaferri ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë”, deklaroi më parë Bardhi.
Mes të plagosurve ishte edhe një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.
Arbër Papleka akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve. Ai u la në qeli, ndërsa për 10 të tjerë të përfshirë në përplasje, gjykata dha masën “detyrim paraqitje”.
/e.d