Deputeti demokrat Flamur Noka e ka sjellë sot në foltoren e Kuvendit konfliktin e brendshëm të Partisë Demokratike.
“E dini ju që Enki, Gazi, Jorka nuk dalin dot nga shtëpia. Dhe ju i i keni caktuar opozitë. A e dini ju që i gjithë populli opozitar nuk është për pazar me ju. Ku iu çon mushka me këtë histori.
A e bëtë një komision për iceneneratorët, iu bë lavazh Edi Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve i vjedhjes së votave në 25 prill”, deklaroi Noka.
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti demokrat Flamur Noka, ka folur në lidhje me opozitën dhe atë që sipas tij përdoret për interesat e qeverisë.
Ai ka akuzuar mazhorancën se ka emëruar një opozitë të cilën e përdor dhe i jep urdhra sa herë të jetë e nevojshme.
“Kur ai përdor të gjitha, i përdor gojarisht dhe ndryshe dhe ju kënaqeni kur çdo kush e konsideron keqpërdorim të fjalorit. Ju jeni edukuar me urdhra partie, as Spaho nuk shqetësohet nga përrallat ua. Nuk keni asnjë shqetësim pse opozita ju thotë se çmimet janë në stratosferë dhe nuk kanë të krahasuar jo vetëm në rajon por edhe në botë.
Sepse qeveria nuk do t’ia dijë të ndërhyjë për shembull në heqjen e akcizës apo TVSH si shtetet e tjera në rajon. Ju keni një parim. Të dhjamoseni, vidhni e pasuroheni ju, shqiptarët të tundin këmbën ju nuk ju intereson. Nuk na kërcet për votën e lirë, vjedhim dhe ta blejmë, blejmë të sundojmë. Ne e dimë këtë punë.
Shqetësimi i opozitës është se përpos këtyre maskaradave, keni marrë një stil prej 3 vitesh, e keqpërdorni opozitën, të caktoni kush është opozita pavarësisht se demokratët e kanë vendosur kush është. Përdorët opozitën e kërpëratave.
Tani na keni gjetur një fake opozitë, të bravave, i merrni i fshini i lani i hidhni i ricikloni për t’ju shërbyer që të vidhni e të shtypni këtë popull. Këtë keni mision, të varroset demokracia e pluralizmi në këtë vend. Pasi keni kapur çdo gjë, ju kishte ngelur vetëm opozita, ju servilosen dhe i urdhëroni për çdo gjë. opozitë nuk emëroni e caktoni dot, e cakton vota jo ju, na keni sjellë për të miratuar 2 komisione të propozuar nga Enki, Bardhi e Jorida.
Kjo opozitë a i ka 59 deputetë, po me kë jeni konsultuar, me 3-4 sejmenët tuaj? A e dini që nuk ju hap derën askush veç zyrës që i keni caktuar ju? Ju bëni ç’të doni me ta. Gjithë populli opozitar nuk është për Pazar me ju. Ku ju çon mushka me këtë histori? A e bëtë një komision për inceneratorët? Iu bë lavazh Ahmetajt dhe Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve, i vjedhjes së votave në prill? Ku shkoi komisioni i reformës zgjedhore?”, është shprehur ai./m.j