Një term i përdorur nga deputeti demokrat Edmond Spaho ka revoltuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Teksa mbylli fjalën Spaho deklaroi se ‘bastardët kuptojnë vetëm me gjuhën e forcës’.
Kjo e revoltoi Taulant Ballën i cili kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Emond Spahon
Pjesë nga replikat
Emond Spaho: …Këta marrin vesh vetëm shumë e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.
Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më.
Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O e merr ndjesë dhe kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.
Ermonela Felaj: Për replikë nuk jua jap fjalën zoti Spaho. Deputetë nuk janë bërë shembull. Vazhdohet të përdoret gjuha e dhunës. Nëse do kërkoni ndjesë. Replikë nuk keni të drejtë të bëni.
Edmond Spaho: Më jep fjalën (…)
Ermonela Felaj Teknika ju lutem mikrofon zotit Spaho
Edmond Spaho: Nuk keni moral ju të më kërkoni mua të them më fal./m.j