Një incident i paprecedent ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtarit të njohur grek, Vasilis Karas, ku dy banda janë ndeshur me njëra tjetrën. Dy grupet u përplasën dhunshëm me njëri tjetrin, teksa këngëtari grek u lutej që të ndalonin.
“Ju lutem kini mëshirë”, dëgjohet të thotë Karas sipas videove të postuara në rrjetet sociale.
Pavarësisht thirrjeve të këngëtarit për të ndaluar, dy grupet vazhduan të godasin njëri-tjetrin me tavolina, karrige dhe çfarë do lloj objekti tjetër që u gjendej përpara. Është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për t’i dhënë fund sherrit. Koncerti i Vasilis Karas po zhvillohej në qytetin e Melburnit të Australisë.
/e.d