Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin e ish gjyqtarit të vettingut Luan Daci. Daci u shkarkua në dhjetor 2021 nga kolegët e tij pasi më herët u dënua nga drejtësia shqiptare me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh e deklarimit të rremë.
Vendimin e shkarkimit dhe zëvendësimit me një tjetër gjyqtar Daci e ka ankimuar duke kërkuar në kushtetuese të anulohet.
Sipas vendimit të zbardhur nga ReportTv edhe pse ndaj Dacit kishte një dënim kolegët e tij e kanë anashkaluar dhe ndërhyrja e operacionit ndërkombëtar me dy shkresa më 25 dhe 28 Maj i ka vënë ata në lëvizje për ta shkarkuar.
g.kosovari