Rrihet barbarisht në krye të detyrës efektivi i policisë kufitare.
Mësohet se efektivi Sokrat Muho është dhunuar me leva.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër mesditën e sotme. Mësohet se efektivi është rrahur tek Ura e Lumit në momentin që ka qenë nëk rye të detyrës.
Ai është sulmuar nga dy persona që nuk janë identifikuar ende dhe është lënë i plagosur në rrugë. Kalimtarë të rastësishëm e kanë gjetur dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Për shkak të plagëve të marra e gjendjes së rëndë shëndetësore, Muho është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe janë fokusuar në një sherr në të cilin është përfshirë efektivu para tre ditësh.
Mësohet se Muho është konfliktuar me tre persona nga Tepelena, por shkaqet nuk janë zbardhur ende.
Ende nuk dihet me siguri nëse pas dhunimit të efektivit Muho qëndrojnë personat në fjalë apo jo.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e së vërtetës.
/a.r