Një shpërthim i fuqishëm ndodhi dy ditë më parë në biznesin e reperit Noizy në Durrës.
“Unë isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë, por dy ditë më parë patëm përplasje fizike me Cllevio”..
Kështu ka deklaruar reperi përballë grupit hetimor, teksa u mor në pyetje pas ngjarjes që ndodhi. Edhe pse u shpreh se nuk ka asnjë ide se kush mund t’ia ketë vendosur lëndën plasëse, reperi tregoi se ditë më parë është përfshirë në një konflikt fizik me Kleviol Ahmetin, të njohur si Cllevio Serbiano.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Aktualisht pista kryesore mbetet ajo e konflikteve të reperit me persona të tjerë, ndonëse Rigers Rajko ka deklaruars se përveç Cllevio-s nuk ka probleme me askënd tjetër.
g.kosovari