Një memorandum i kompanisë ajrore ruse Aeroloft, mbi masave të reja të përdorimit të letrës higjenike në avion, është bërë publik nga kanali rus Telegram Baza.
Në dokument e publikuar informohen ekuipazhet e kabinës se rrotullat e reja të letrës higjienike, peshqirët dhe kartopecetat duhet të shpërndahen në tualetet e avionëve vetëm pasi të vjetrat të jenë përdorur tashmë.
Letrat higjenike rezervë, peshqirët dhe pecetat nuk mund të ruhen më në tualete, udhëzon memorandumi.
Pas uljes, produktet e mbetura në avion duhet të rinumërohen dhe paketimi i tyre duhet të kontrollohet për dëmtime.
Personi përgjegjës më pas duhet të vendosë letra higjienike, peshqirët dhe kartopecetat në një enë të posaçme, ta mbyllë atë dhe të shënojë aty datën e fluturimit.
Shkresa mban mbishkrimin, “nuk duhet të shpërndahet”, me një paragraf të veçantë që thotë se publikimi i dokumentit është i paligjshëm.
Sipas dokumentit, masat speciale janë pjesë e “një regjimi testimi” dhe aktualisht zbatohen vetëm për fluturimet e kthimit nga Antalia dhe Stambolli.
Sipas kanalit rus Aeroflot në të shkuarën nuk ka bërë një kontroll të tillë mbi letrën higjenike.
g.kosovari