Bukuria apo suksesi nuk sjell lumturi. Dëshmi e tre historive të femrave të bukura, të cilat të zhgënjyera nga ngjarjet e jetës së tyre u gjetën të vdekura.
VIVEKA BABAJEE (1973 – 2010)
Modelja dhe aktorja Viveka Babajee u zgjodh si Miss Mauritius World 1993 dhe Miss Mauritius Universe në 1994. Mbretëresha e bukurisë u gjet e varur nga ventilatori i tavanit në apartamentin e saj në rezidencën Bandra’s Mumbai. Raportet e policisë thanë se depresioni akut bëri që Viveka të kryente vetëvrasje. Muaj para se të bënte vetëvrasje, ajo dyshohet se i tha nënës së saj në telefon: “Unë do të shkoj shumë larg”.
CSILLA MOLNAR (1969-1986)
Molnar, e cila u kurorëzua Miss Hungaria në vitin 1985, kreu vetëvrasje më 10 korrik 1986. Më herët në një intervistë në radio, ajo tha: “Nuk e di nëse mund ta përballoj këtë, të gjithë po më ngacmojnë. Ata pyesin “Nga dhe nga kush i ke marrë këto rroba të bukura?”, “Kush të ka ndihmuar?”, “A keni ju apo babai juaj një marrëdhënie të veçantë me jurinë? Edhe kështu me radhë”.
NAFISA JOSEPH (1978-2004)
Miss India Universe 1997 Nafisa Joseph u var në apartamentin e saj në Versova në Mumbai më 29 korrik 2004. Ajo u kurorëzua Miss India në moshën 19-vjeçare. Prindërit e Nafisës u thanë gazetarëve se modelja i dha fund jetës pas martesës me biznesmenin Gautam Khanduja. Sipas raportimeve të mediave, Nafisa Joseph zbuloi se Khanduja ishte ende e martuar dhe jo e divorcuar siç kishte pretenduar./abcnews.al
g.kosovari