Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, është diskutuar këtë të mërkurë Samiti i “Open Balkan” i mbajtur në Ohër.
E ftuar në studio, ish-zëvendësministrja e Jashtme Edith Harxhi, është përplasur me përfaqësuesin e maxhorancës, deputetin Arben Pëllumbi.
Harxhi u shpreh se Kosova nuk mund të jetë pjesë e nismës për sa kohë nuk shihet si e barabartë dhe për sa kohë ka përballë një shtet që nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera dhe përdhunimin e 20 mijë grave.
Pëllumbi iu përgjigj duke thënë se duhet të çlirohemi nga këto paragjykime dhe duhet të merren shembull vendet që kanë mundur ta gjejnë gjuhën pas konflikteve.
Pjesë nga debati
Pëllumbi: Duhet të na shërbejë si mësim rastet e shteteve të cilat pas shumë viteve kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Harxhi: Secili ka problematikat e veta. Serbia ka kryer gjenocid ciklik në Kosovë, ka nisur në ‘30 e ka vijuar deri në vitet ‘80. Janë 20 mijë viktima të përdhunuara, 1600 shqiptarë që nuk dihet ku kanë varret sot. Janë vrarë në Kosovë.
Pëllumbi: Duhet të çliroheni nga paragjykime. Kur merr përsipër të përfaqësosh kombin është e vështirë, nuk i keni aq të mëdha shpatullat, drejtojmë Këshillin e Sigurimit së OKB-së.
Harxhi: E ka drejtuar edhe Gana, dhe ne matemi me KS e OKB? Matemi për herë të parë me veten tonë, me njohjen e gjenocidit ciklik
Pëllumbi: Kemi qindra beteja në institucione.
Harxhi: Nuk ka asnjë rezolutë mbi gjenocidit. Rezoluta e vetme është ajo ju erdhi dhe nuk e miratuat.
Pëllumbi: Është një provokim i shëmtuar si u soll dhe u përdor.
Harxhi: Bëni Srebrenicën.
Pëllumbi: Do e shohësh më 11 korrik sepse do të bëjmë më shumë se aq.
Harxhi: Bëni një herë për kombin.
Pëllumbi: Nuk e pranoj fare këtë nga ju dhe nga ato që përfaqësoni. Ju kam ndjekur të keni disa qëndrime që nuk janë kombëtare. Vuçiçi e Rama po bëjnë një të mirë për vendin e vet
Harxhi: Kjo është një nisëm serbo ruse. Po e çoni sërish Shqipërinë drejt lindjes.