Ka nisur konferenca e përbashkët mes liderëve të Ballkanit në Ohër. Gjatë takimit të sotëm janë nënshkruar disa marrëveshje në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Gjatë fjalës së tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiç pati një falënderim të veçantë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas tij, Rama ka treguar fuqi të madhe lideri, pasi nisma “Ballkani i Hapur” ka pasur gjatë rrugëtimit të saj presione të shumta. Vuçiç shtoi se pa Ramën kjo iniciativë nuk do të mund të mbijetonte.
“Duhet të vazhdojmë të bisedojmë të thjeshtëzojmë procedurat e kufijve. Çdo herë ja i pakënaqur me veten time dhe rezultate që arrijmë. Megjithatë kemi arritur shumë. Nuk kemi çështje bilaterale të hapura mes tre vendeve tona. Këto janë çështje të mëdha. Sot në Ohër dëshiroj tu them që ne nga Serbia asgjë nuk kërkojmë, as nga Maqedonia, vetëm dëshirojmë të kemi marrëdhënie vëllazërore.
Një falënderim të madh për zotin Rama. edhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme. Edi Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit. Ka treguar vendosmëri. Si kryetar i Serbisë i kam borxh të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetojnë. Besojmë që të gjithë këtë që kemi nënshkruar sot do të kontribuojmë shumë. Jam shumë krenar”, tha Vuçiç./m.j