Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke rregulluar dollapin e tij në banesë në Durrës.
Policia njofton se rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, shtetasi V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar.
Dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.d