Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është i pranishëm në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër.
Një përgjigje e kishte për kryeministrin Edi Rama që sa herë bëhet fjalë për integrimin europian, thotë se nuk do të përgatiten për dasëm kur të vijë martesa.
Sipas Varhelyi, nuk është interesante të flitet për një gjë të tillë, por për procese ndërsa njerëzit duan të dinë kur do të jetojnë si në Evropë.
“Ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE dhe integrimin real të rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociouese, për non-paper e kështu me radhë. Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyce është kur do të jetojmë si në Evropë, kur do të kemi mundësitë e njëjta si në BE dhe kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eliminohen”, tha Varhelyi.
/e.d